Gundogan mendon se fati është arsyeja pse Liverpool është në garë për titullin

Gundogan mendon se fati është arsyeja pse Liverpool është në garë për titullin
Tash esht Koha

Gundogan mendon se fati është arsyeja pse Liverpool është në garë për titullin

Ylli i Manchester City, Ilkay Gundogan, ka zbuluar arsyen pse skuadra e Liverpool është akoma në garën për titullin.

Sipas reprezentuesit të Gjermanisë, skuadra e Jurgen Klopp kanë pasur shumë fat deri në këtë pikë të edicionit.

“Liverpoool e duan me çdo kusht titullin e kampionit. Ata duan Premierligën më shumë sesa Ligën e Kampionëve” ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.

“Por, gjithçka është në dorën ton. Mendoj se ne kemi luajtur futboll më të mirë. Kemi qenë me shtatë pikë prapa tyre dhe tashmë jemi liderët” ka thënë tutje mesfushori.

“Mendoj se ata kanë qenë shumë me fat në dy muajt e kaluar. Ata kanë shënuar shumë gola në minutat e fundit” ka thënë ndër të tjerash ylli i City.

Liverpool aktualisht pozicionohet në vendin e parë në tabelë me një pikë më shumë sesa Man City dhe një ndeshje më shumë të luajtur. /Lajmi.net/

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS