Alsat 2019-04-06T15:29:34+02:00
Autoritetet turke kërkojnë nga Maqedonia masa kundër individëve nga institucionet arsimore dhe OJQ-të në vend që i lidhin me FETO-n, organizatë e Fetullah Gylenit, të cilën Ankaraja e konsideron terroriste dhe organizatore e grusht shtetit të dështuar në Turqi. Këtë e konfirmoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në emisionin “360 Gradë”, pasi dje edhe ministritë e drejtësisë dhe të brendshme njoftuan se pesëmbëdhjetë të dyshuar ishin në listën e Ankarasë Zyrtare për ekstradim. Por Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, tha se që dikush të arrestohet, do të priten procedura administrative. A thua nga mënyra se si Maqedonia do të veprojë në këtë çështje varet ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, Shekerinska thotë – jo drejtpërdrejt.
Por jam e bindur se kjo do të ndikonte te autoritetet turke në shpejtësinë me të cilën do i qasen ratifikimit. Përndryshe, në pikëpamje të qëndrimit të anëtarësimit tonë në Aleancën e NATO-s , ata e shprehën atë qëndrim vazhdimisht, atë e konfirmuan në muajin shkurt me nënshkrimin e protokollit. Mbaj mend se në takimin e parë të ministrave të mbrojtjes, ku mora pjesë, kjo nga ministri Akar ishte deklaruar në mënyrë shumë direkte”-tha Radmila Shekerinska, ministre e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në vizitën e homologut të saj turk, Hulusi Akar, tre ditë më parë, Shekerinska nuk kishte dilema se Turqia do ta ratifikonte protokollin. Akar, megjithatë, ishte i qartë se organizata ” FETO saboton miqësinë dhe marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve”. Pas hapjes së çështjes rreth tre vjet më parë, agjencia turke e lajmeve “Anadollu” lëshoi një listë të individëve dhe organizatave që mendohet të jenë pjesë e strukturave të FETO-s. Në të janë pronarët e shkollave dhe kompanive të transportit, tregtisë, shëndetësisë dhe turizmit. Tentimi i puçit në Turqi ndodhi në qershor të vitit 2016.U arrestuan qindra ushtarakë dhe funksionarë, pas së cilës filloi ndjekja e strukturave të organizatës “FETO” edhe jashtë Turqisë.
ALSAT
Loading…