‘Gylsereni’ pranon propozimin për martesë të Necati Kocabayt

Aktorja Nurgul Yesilcay është parë teksa ka pasur një darkë romantike me të dashurin, Necati Kocabay.

Dyshja e kinematografisë turke tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë.

Sipas burimeve të Haberturk, Necati tashmë i ka propozuar bukuroshes dhe kjo e fundit e ka pranuar me kënaqësi duke thënë “Po”.

Madje, dyshja ka nisur përgatitjet për dasmë që pritet të mbahet në qytetin e Stambollit, në prani të miqve dhe familjarëve.

Theksojmë se aktorja që njihet më mirë në Kosovë si Gylsereni, tashmë pas vetes ka lënë një martesë me Cem Ozerin.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, Yesilcay është duke punuar në projekte të reja të serialeve që po shfaqen me sukses në kanalet televizive turke dhe më gjerë. /Telegrafi/

TAGS