Hadërgjonaj zgjodhi Kosovën, Shaqiri me urim special

Hadërgjonaj zgjodhi Kosovën, Shaqiri me urim special
22:58 | 15 Maj 2019

Florent Hadërgjonaj është lojtari i fundit që ka zgjedhur të vesh fanellën e Kombëtare së Kosovës.

Ylli i Huddersfield Town gjatë javës së kaluar, ka njoftuar se ka marrë pasaportën e Kosovës, dhe se për ndeshjet kualifikuese të qershorit do të jetë i gatshëm për t’i shërbyer trajnerit Bernard Challandes.

Për zgjedhjen e Kosovës, Hadërgjonaj është uruar nga shumë figura sportive, e në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri.

Lojtari i Liverpool, që me prejardhje është nga Kosova e që luan për Zvicrën, ka zgjedhur Instagramin për të uruar Hadërgjonajn.

“Shumë suksese broshi. Ishallah me shumë shëndet. E merituar”, ka shkruar Shaqiri./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS