Hajni ia kthen paratë e vjedhura gruas pranë bankomatit, kur e kupton se nuk kishte tjera në llogari – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video)  

Një hajn i pazakontë kinez ka tërhequr vëmendjen e botës, e në veçanti pas publikimit të një video në internet.

Ai i ishte afruar nga pas një gruaje që ishte pranë bankomatit duke tërhequr para, e pasi që ajo i kishte dhënë një shumë të vogël e kapluar nga frika, hajni nuk u nda i kënaqur dhe kështu kërkoi më shumë nga ajo, transmeton Telegrafi.

Derisa e kërcënonte me thikë dhe i kërkonte të tërhiqte më shumë dhe në një  moment u hap llogaria e saj dhe ai filloi të qesh – në llogari nuk kishte as edhe një qindarkë.

Kjo e bëri hajnin që të ndjejë keqardhje për gruan dhe kështu i ktheu edhe ato pak të holla që ia mori. E kamerat e sigurisë e kanë filmuar atë duke buzëqeshur derisa po largohej.

Megjithatë pas identifikimit, policia ka arritur ta arrestojë dhe ta dërgojë në stacionin e policisë për ta marrë në pyetje. /Telegrafi/

TAGS