Hajredini pyet Ahmetin: Pse i gënjeve ish ushtarët e UÇK-së me pesë kumtesa?

Hajredini pyet Ahmetin: Pse i gënjeve ish ushtarët e UÇK-së me pesë kumtesa?

Xhevdet Hajredini

Ali Ahmeti, jo shumë moti, na e bëri me dije se kur ka qenë i ri, shqiptarët e Maqedonisë nuk i ka paramenduar të bashkuar as me Maqedoninë, as me Kosovën, por vetëm me Shqipërinë.

Kështu i ka mashtruar edhe me pesë kumtesat e para të UÇK-së në fillim dhe gjatë luftës së vitit 2001. Më vonë, pasi ranë shumë dëshmorë dhe shumë ushtarë humbën gjymtyrët e tyre, Ali Ahmeti burri i botës e paska kuptuar se kjo qenka e pamundur. Tash na bindë se ideal i luftëtarëve të cilët kanë rënë në luftë, paska qenë zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë si shtet unitar të cilin në koalicion dhe bashkëveprim me VMRO-në e Grujevskit, e kanë shndërruar në një ndër shtetet më të korruptuara dhe nga partitë në pushtet të robëruar me pushtet më të korruptuar, si gati askund tjetër në botë. Këtë nuk po e them kokë më veti, por janë konstatime të institucioneve ndërkombëtare.

Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhëve, 17 vite pas Marrëveshjes së Ohrit vetëm atëherë kur dikush tjetër, e jo deputetët e BDI-së, u tërhoq si para vdekjes nga hapësirat e Kuvendit, dikujt i rrodhi gjak nga fytyra, dikujt iu shkulën flokët e kokës, kurse me këtë rast dikujt tjetër nuk i mungoi as një qime në kokë dhe “rastësisht” as ishe i pranishëm aty pari, për shkak se do të ishte i përdorshëm edhe në periudhën pas-puçiste.