Brenton Tarrant , vrasës masiv i sulmeve terroriste në dy xhami në Zelandë të Re, i ka përshkruar, siç ka thënë, motivet e veta për sulmin terrorist.
Ka shkruar “se po e përgatit sulmin terrorist, veten e ka quajtur fashist dhe ka shtuar se njerëzit e bardhë nuk po shtohen më, por po zëvendësohen nga “popullata joevropiane” që, sipas tij, është rezultat i migrimeve masive që ai i quan invadim. Ka thënë se dëshiron hakmarrje për evropianët të cilët pësuan në sulmet terroriste,dhe se këmbëza për sulmin e tij është vdekja e Ebba Akerlund, nxënëse nga Stockholmi e cila vdiq në sulmin nga azilantët në prillin e vitit2017” .
Tarrant ka shkruar se ë sulme në vitin 2017 pas udhëtimit në Francës.
shkruar se ka qenë i dëshpëruar me gjendjen nëpër qytetet franceze dhe kishte shtuar se atje kishte parë invadimin e jo të bardhëve në Francë.
Sulmues në karikatorin e njërës nga pushkët kishte pasur të shkruar edhe emrin e guvernatorit ushtarak vjenez Ernst Rüdigear von Starhemberg i cili e mbrojti Vjenën nga turqit në vitin 1683.
Momenti kur sulmuesi Brent Tarrant kreu sulmin në Zelandën e Re
Në internet po shpërndahet një video që e ka bërë, siç dyshohet, australiani Brent Tarrant.
video shumë shqetësuese që zgjat 17 minuta është publikuar në një forum amerikan. Para të shtënave dëgjohet se si sulmuesi i fton shikuesit që të paraqiten në një llogari në Facebook në Youtube”.
Shtohet se personi që e kishte xhiruar momentin e hyrjen në njërën nga xhamitë.
Terrorist Attack In #newzealand #MosqueAttack #NewZealandShooting Don’t Call It Shooting Its #TerroristAttack #muslimsnotterrorist pic.twitter.com/MgDbkED8f8
— Salik Rehman (@MSalikRehman) March 15, 2019
Sulmuesi i Zelandës së Re ishte duke dëgjuar këngë serbe dhe angleze
Sulmuesi i dy xhamive në Zelandën e Re e ka filmuar vetën e tij përmes një aparati fotografik të vendosur në kokë.
Ai ka transmetuar videon drejtpërdrejtë në YouTube duke shkuar për në xhaminë Al Noor në qendër të qytetit Christchurch.
Në videon 17 minutëshe, sulmuesi ishte duke dëgjuar këngë në gjuhën serbe dhe angleze.
Ai në një moment dëgjohet duke thënë “Le të fillojë festa”.
Videon mund ta shihni këtu.
Shkon në 49 numri i viktimave në Zelandë të re
Është rritur numri i viktimave nga sulmi i sotëm terrorist në Zelandën e Re.
BBC raporton se numri i viktimave ka shkuar në 49, derisa 20 të tjerë janë lënduar nga dy sulme terroriste që kanë ndodhur në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re.
40 të vdekur e mbi 20 të plagosur në dy xhami në Zelandë të Re
40 persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur në sulmet që ndodhën në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka përshkruar incidentin si sulm terrorist dhe një prej ditëve më të errëta të vendit, transmeton Koha.net.
Ajo ka njoftuar se 30 persona janë vrarë në një xhami ndërsa 10 të tjerë në xhaminë tjetër.
Një burrë dhe një grua janë arrestuar, por policia ka paralajmëruar se numri i të dyshuarve mund të jetë edhe më i madh.