Hamilton për rregullin e ri në Formula 1: Janë 21 pikë ekstra, do të jetë interesante

Lewis Hamilton ka pohuar se “do të jetë interesante” të shohim se si ngasësit e Formula 1 do të reagojnë ndaj ndryshimeve të reja.

Sezoni i ri do të fillon gjatë kësaj të diele me Çmimin e Madh të Australisë dhe rregulli i ri i xhiros më të shpejtë, tashmë ka hyrë në fuqi.

Sipas rregullit të ri, një pikë shtesë do t’i jepet shoferit që arrin xhiron më të shpejtë në garë dhe përfundon në top dhjetëshe.

Lewis Hamilton (Foto by Clive Mason/Getty Images/Guliver)

“Janë 21 pikë ekstra”, tha ai dhe më tutje shtoi, “Pra, do të jetë emocionuese për të parë se si njerëzit përpiqen t’i marrin ato pikë. Do të jetë interesante”.

Ndërkohë, drejtori i F1, Ross Brawn ka pohuar në këtë formë “do të rritet kënaqësia ndërsa në të njëjtën kohë, do të ruhet integriteti i sportit”.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, disa skuderi e kanë kritikuar këtë vendim duke vënë në dukje anët negative, të tilla si rrethi më i shpejtë mund të vendos për titullin e kampionit. /Telegrafi/

TAGS