Eurokomisari për zgjerim Johanes Han vlerësoi se situata në vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më tej është delikate dhe zgjidhja e përhershme është e mundur vetëm në kornizat ndërkombëtare, gjegjësisht brenda në BE.
“Ne nuk fokusohemi në datat për anëtarësim. Flasim për procesin inkuadrues dhe me cilën shpejtësi përparojnë vendet, varet vetëm prej tyre”, theksoi Han në një intervistë për gazetën e Vjenës “Kurir”.
Sa i përket rezistencës për pranim të mëtutjeshëm të vendeve në BE. ai thekson se shumica e qytetarëve të vendeve anëtare janë të përmbajtur, për çka është e rëndësishme ata njerëz të binden se anëtari i ri nuk paraqet barrë ose problem, por përfitim.
Shtetet të cilat dëshirojnë të bëhen anëtare, sipas tij, duhet të plotësojnë parakushte, sistemi ligjor duhet të funksionojë, duhet të jenë shumë më atraktive për investime. Ekonomitë e shteteve, gjatë pranimeve të ardhshme duhet të jenë faktor kyç.
“Prandaj propozuam treg të përbashkët për rajonin e Ballkanit Perëndimor, me rrjedhë të lirë të mallit dhe shërbimeve, njohje të përbashkët të certifikatave. Kjo do të mund relativisht lehtë të zbatohet, pa u ndryshuar marrëveshjet dhe do të paraqesë hap të parë ndaj tregut të përbashkët evropian. Do të mund të ndodhin deri në 80.000 heqjeve të pengesave formale”, konsideron eurokomisari.
Han e ka konstatuar edhe ndikimin rus në rajon, veçanërisht kur bëhet fjalë për zhvillim gjeostrategjik.