Han qetëson skeptikët për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Han qetëson skeptikët për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Komisioneri për zgjerimin e Evropës,  Johanes Han, në një dalje para deputetëve në Komisionin e Punë të Jashtme të BE-së ka thënë se KE-ja do të rekomandojë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë më 29 maj, por ka siguruar skeptikët se ky proces është gradual dhe se bisedimet nuk do fillojnë menjëherë.

Komisioneri e paraqiti perspektivën e zgjerimin e BE-së në Ballkan si një çështje të vet Evropës dhe ka rikujtuar situatën e aktorëve jashtë rajonit që të ndërhyjnë nëse politika e BE-së nuk marrë masa konkrete.

“Në maj do të prezantojmë raportet për progresin e vendeve dhe presim në bazë të asaj që do ta konstatojmë dhe do të japim rekomandime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, se ato duhet të hyjnë në fazën përgatitore të negociatave, veçmas pas zhvillimit pozitiv në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Han para eurodeputetëve.

Ai ka rikujtuar se vitin e kaluar shumica e vendeve anëtare kanë pasur qëndrim pozitiv për negociatat me faktin se Marrëveshja e Prespës tani është miratuar dhe implementohet dhe se “duhet të kalohet në fazën tjetër”.

Han në paraqitjen e djeshme ka tentuar madje të qetësojë skeptikët se bëhet fjalë për fazë përgatitore dhe se të gjithë e mbajnë të drejtën e tyre të vetos në gjithë procesin.

Ndërkohë parlamentarë evropianë kërkuan shpjegime për situatën e vetos nga vendet anëtare pas vendimeve të Komisionit Evropian, duke e parë këtë si një pengesat kryesore për pranimin e vendeve të reja.

Komisioni i jashtëm parlamentar mori të hënën në shqyrtim raportet për vendet të hartuara nga europarlamentarët, ndërkohë që ka vlerësuar se situata financiare e parashikuar në fondet IPA 2021-2027 mbështet zgjerimin dhe zhvillimin ekonomik në rajon.

Han ka përsëritur faktin se nëse Evropa nuk eksporton stabilitet në Ballkan, do të importojë destabilitet.

Loading…

TAGS