Hani sa më shumë lakër të kuqe, ka vlera të mëdha ushqyese

Hani sa më shumë lakër të kuqe, ka vlera të mëdha ushqyese

Ekzistojnë mbi 300 lloje të lakrave, që rriten në vende të ndryshme. Ne mesin e tyre, ne vendin tonë zakonisht rritet lakra e kuqe, e cila ka marrë ngjyrën e kuqe nga një përbërës i quajtur- anthocyanin. Kjo lloj lakre është e ngjashme me llojet e tjera, vetëm se ka disa vlera ushqyese më shumë se llojet e tjera.

Lakra e kuqe, përpos që është shumë e shijshme dhe mund të përdoret për sallata të ndryshme, ajo ka një sasi të lartë të komponentëve ushqyes duke përfshirë këtu vitamina, minerale dhe fibra.

Lakra përmban vitaminën A, e cila njihet si retinol dhe njihet për parandalimin e problemeve të syrit. Gjithashtu kjo perime përmban edhe vitaminën C, që ka një rol të madh në krijimin e kolagjenit dhe parandalimin e plakjes së parakohshme. Prania e vitaminës K ja shton vlerat ushqyese lakrës edhe më shumë.

Gjithsesi, një nga përfitimet më të rëndësishme të lakrës është shërimi i ulcerave të barkut. Për shkak të vetive antiinflamatore dhe antivirale, lakra ka një rol shumë të rëndësishëm edhe në luftimin e infeksioneve dhe inflamacioneve.

Disa nga përfitimet e tjera të lakrës janë: mund të parandalojë kancerin e zorrëve, përmban shumë hekur, ka veti antiinflamatore dhe përmban një sasi të lartë të vitaminave. /Gazeta Express.

TAGS