12 Dhjetor 2018 / 19:27
Furnizuesi EVN dhe ELEM Trejd janë kompanitë që dorëzuan oferta për furnizues universal të energjisë elektrike. EVN Furnizim ofroi 14,4 për qind bruto-marzhë, derisa ELEM Trejd doli me ofertë 14,9 për qind bruto-marzhë. Gjatë periudhës së ardhshme komisioni do t’i shqyrtojë ofertat dhe përmes ankandit negativ elektronik të marzhës që duhet të zvogëlohet do të zgjedhë kompaninë që në fund do të ofrojë marzhën më të ulët dhe do ta fitojë punën – Furnizues universal i energjisë elektrike. Afati për zgjedhje është 86, por Komisioni pret që vendimi të merret shumë më shpejtë.
Në përputhje me Ligjin, vijon vlerësimi i ofertave, gjegjësisht vlerësimi i aftësisë së tyre ekonomike-financiare, si dhe aftësia teknike në përputhje me kriteret e përmendura në dokumentacionin e tenderimit“- tha Gligor Kanevçe, kryetar i Komisionit.
Përzgjedhja e Furnizuesit universal me rrymë është në përputhje me ligjin e ri për energjetikë dhe procesin e liberalizimit të tregut me energji elektrike. Nëse ndodhë që të dështojë e gjithë procedura, Qeveria ka afat prej 3 muajve të publikojë shpallje të re publike, gjegjësisht të hapë procedurë të re. Në rast se edhe ajo dështon, ka opsionin që vetë ta përzgjedhë furnizuesin. Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski theksoi se edhe pas vendosjes së tregut të lirë qytetarët nuk duhet të druajnë se furnizimi me rrymë është sjellë në pasiguri.
Ky është tenderi i parë i këtij lloji në rajon dhe është sukses i madh që kemi dy ofrues me energji elektrik, gjegjësisht furnizues, meqë me këtë tregohet se biznesi në rregullimin e furnizimit është interesant për furnizuesit me energji elektrike në Republikën e Maqedonisë”- u shpreh Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Faktorë kyç për marrjen e tenderit janë kompania të ketë kapital prej 20 milionë euro, por edhe përvojë në dërgimin e faturave. Derisa nuk përzgjidhet se cila kompani do të jetë furnizues universal, këtë punë do ta bëjë EVN Maqedoni. Furnizuesi universal do të ketë për obligim të dërgojë rrymë deri te të gjitha amvisëritë dhe ndërmarrjet e vogla që do të vendosin të mos dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Ile Petreski
Loading…