Alsat 2019-09-20T18:42:58+02:00
Sot në Çair është hapur Qendra e Komunitetit Rinor e cila ka për qëllim që t’u japë mundësi të rinjve të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme rinore, të vënë në jetë idetë inovative dhe të krijohet atmosferë pune mes të rinjve maqedonas dhe shqiptarë.
Në ngjarje mori pjesë edhe Zëvendës Ambasadorja e SHBA-ve Jennifer R. Littlejohn.
Është kënaqësi për mua të jem këtu në emër të Qeverisë së SHBA-ve. Ne dimë që kjo hapësirë u krijua si bashkëpunim mes komuniteteve, organizatave joqeveritare, bizneseve, pushtetit lokal dhe komuniteteve ndërkombëtare, kjo dëshmon se si nëse punojmë së bashku mund të krijojmë kushte që të rinjtë të krijojnë një të ardhme më të mirë. Ambasada e Amerikës është shumë krenare që ka ndihmuar sadopak në krijimin e kësaj qendre -tha Littlejohn.
Koordinatorët e projektit shprehen optimistë se kjo qendër do të ndihmojë të rinjtë të kyçen në aktivitete dhe të iniciojnë ndryshime në shoqëri.
Qendra është nismë e përfaqësuesve të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, Komunës së Çairit dhe do të mbështet financiarisht nga ambasada e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut!
Alsat
Loading…