Haradinaj: Historia jonë e lavdishme u shkrua me gjakun e bijve tanë

Haradinaj: Historia jonë e lavdishme u shkrua me gjakun e bijve tanë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, pastaj 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq dhe përvejtorin e rënies së Fadil Nimanit.

Haradinaj thotë se shumë bijë të kësaj toke me gjak kanë shkruar faqet e lavdishme të historisë sonë.

“Kujtojmë me krenari, në 20-vjetorin e rënies, dëshmorët e Brigadës 162 ‘Agim Bajrami’, të cilët ranë për t’u përjetësuar në themelet e shtetit tonë të lirë. Po sot, kujtojmë 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj. Në luftën çlirimtare, vend lavdie zë bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës, Fadil Nimani, i cili përjetësisht do të kujtohet për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës tha se përulemi me nderimet më të larta para veprës së tyre kulmore në shërbim të atdheut dhe kombit. /Telegrafi/

TAGS