Haradinaj i bën thirrje diasporës ta mbështesin “Alba Festival”

Haradinaj i bën thirrje diasporës ta mbështesin “Alba Festival”
15:57 | 25 Qershor 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetje për festivalin e shqiptarëve “Alba Festival”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkrahur “Alba Festival”, i cili do të mbahet për herë të parë në Zvicër, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka përmendur se si shqiptarët kudo në botë po shfaqin vlerat kulturore dhe të trashëgimisë, duke mos e harruar asnjëherë origjinën e  tyre.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I HARADINAJT, PA NDËRHYRJE:

“Diaspora jonë ka qenë çdoherë mbrojtëse dhe promovuese e vlerave kulturore dhe trashëgimisë shqiptare kudo në botë. Këto vlera unike po i shfaqin në skenat botërore vajzat dhe djemtë tanë, që asnjëherë nuk harruan origjinën e tyre. Në përkrahje të organizimeve të tilla masive, u bëj thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet europiane, që ta mbështesin me pjesëmarrje ngjarjen më të madhe “Alb Festival”, që shpalosë vlerat tona në Cyrih të Zvicrës.

RH”.

Kujtojmë se “Alba Festival” do të mbahet më 29 dhe 30 qershor në Cyrih, ku do të performojnë emra të njohur të estradës shqiptare, me yllin kryesor artisten shqiptare me famë botërore, Rita Orën. /Lajmi.net/

TAGS