Haradinaj: Liberalizim të vizave nuk do të ketë në qershor, lajmet e mira i kemi në vjeshtë

Haradinaj: Liberalizim të vizave nuk do të ketë në qershor, lajmet e mira i kemi në vjeshtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk pret që në qershor të ketë liberalizim vizash.

Sipas tij e rëndësishme është që Kosova ka hyrë në agjendë.

“Tani kemi hyrë në fazën implementuese fatmirësisht. Mendojmë se me qëndrimin e Qeverisë gjermane pra është një moment kthese. Jemi në proces të zbatimit, hyrja në agjendë është me rëndësi duhet ta koordinojmë. Këshillin e Evropës nga 1 korriku e merr Finlanda, nuk mendoj që në qershor do ta kemi vendimin, është herët me kohë, janë më pak se dy javë por jemi në proces”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se lajmet e mira për vizat mund të vijnë në vjeshtë.

“ Mendoj se në Vjeshtë do t’i kemi lajmet e mira. Qershori është shumë afër dhe me hy në agjendë e mu zbatu edhe për qeverinë tonë me përgatitë tema nuk është thjeshtë”, ka theksuar ai./Telegrafi/

TAGS