Haradinaj nderon ushtarët e rënë të KFOR-it

Në 20-vjetorin e ndërhyrjes ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë e Serbi, kryeministri Ramush Haradinaj sot do të nderojë ushtarët e rënë gjatë shërbimit në Kosovë.

Në ora 12:00, ai do të bëjë homazhe te pllaka memoriale e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”.

Ndërsa më pas do të nderojë edhe ushtarët britanikë tek pllaka me emrat e atyre që humbën jetën tek sheshi “Edit Durham”.

Nesër bëhen 20 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Për të shënuar këtë përvjetor, janë organizuar shumë aktivitete./Telegrafi/

TAGS