Haradinaj nuk përmbahet pas golit të parë të Kosovës, shkëmben puthje të ‘zjarrtë’ me Anitën

Haradinaj nuk përmbahet pas golit të parë të Kosovës, shkëmben puthje të ‘zjarrtë’ me Anitën
10:27 | 11 Shtator 2019

Haradinaj dhe bashkëshortja e tij i janë gëzuar pa masë golit të parë Kosovës mbrëmë

Mbrëmë u zhvillua ndeshja futbollistike mes Kosovës dhe Anglisë, e cila u përcoll me shumë entuziazëm nga shqiptarët.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me gruan e tij, Anitën, i janë bashkuar shumë tifozëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të shikuar ndeshjen Kosovë-Angli në ambient të hapur.

Goli i parë i Kosovës në sekondat e parë të lojës solli një entuziazëm të madh te shumë kosovarë, njofton Klan Kosova.

Këtë vrull të golit Ramushi dhe Anita e shprehën me një puthje të zjarrtë.

Qejfin e çiftit Haradinaj nuk e prishën as pesë golat që Kosova mori në minutat e tjerë.

[embedded content]

TAGS