Haradinaj për gjeneralin amerikan, që u shpall “Qytetar Nderi” i Deçanit: Te shqiptari miku përherë do ta ketë vendin e nderit

Haradinaj për gjeneralin amerikan, që u shpall “Qytetar Nderi” i Deçanit: Te shqiptari miku përherë do ta ketë vendin e nderit
Tash esht Koha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vendimi për ta shpallur gjeneralin amerikan John C. Boyd, “Qytetar Nderi”, është një vendim i qëlluar dhe fisnik i Komunës së Deçanit.

Duke folur për miqësinë mes Kosovës dhe SHBA-ve, që është edhe vendlindja e gjeneralit të dekoruar, Haradinaj tha se populli duhet të luajë pjesën e tij të rolit për të ruajtur këtë miqësi, e që sipas tij, këtë e bëjmë duke respektuar komunitetet pakicë që jetojnë në Kosovë.

“Një mënyrë për të shpërblyer përkrahjen e madhe që Amerika i ka dhënë Kosovës është që të qeverisim mirë, të krijojmë vendet e punës, por një tjetër mënyrë është që të respektojmë komunitetet e tjera etnike që jetojnë në Kosovë, duke filluar nga serbët, turqit, romët, ashkalinjtë, boshnjakët, goranët, egjiptas dhe kushdo që jeton në vendin tonë. Të respektojmë vlerat dhe diversitetin fetar dhe të sillemi si një zot shtëpie që di të nderojë shtëpinë e tij se kështu edhe miku ndihet i nderuar. Jam i bindur se nuk do t’i zhgënjejmë miqtë tanë me punët që do t’i kryejmë në Kosovë”, tha Haradinaj.

Ndërsa në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “Te shqiptari miku përherë do ta ketë vendin e nderit. Komuna e Deçanit ka bërë një vepër fisnike duke shpallë “Qytetar Nderi” një ushtar të mirë, gjeneralbrigade John C. Boyd. Një ushtar i Amerikës, i cili në emër të vendit të vet shërben për paqe në Kosovë. Nga sot Gjenerali Boyd është njëri nga ne. Zoti e bekoftë Kosovën, Amerikën dhe dy popujt tanë”. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS