Haradinaj për rastin e fajdeve ku përmendet Veseli: Gjykatat janë ato të cilat duhet të japin verdiktin final

Haradinaj për rastin e fajdeve ku përmendet Veseli: Gjykatat janë ato të cilat duhet të japin verdiktin final

Në dy video të cilat janë publikuar gjatë kësaj jave, protagonistët flasin për marrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me fajde.

Në mesin e shumë emrave të përfolur, fajdexhinjtë përmendin edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli se mori 200 mijë euro.

Për këtë rast kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se është herët të gjykohet një deklaratë e tillë.

Lexo po ashtu:

Haradinaj këtë deklaratë e tha në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë.

Sipas tij, gjykatat janë ato të cilat duhet të japin verdiktin final.

“Është herët të gjykohet një deklaratë e tillë. E di që kemi njerëz që na dojnë e sna dojnë. Kam pas rastin që të kaloj nëpër procese gjyqësore  vet. Gjykatat e japin verdiktin. Unë vet s’kisha guxu me gjyku”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

TAGS