Haradinaj përkujton ish-Kryeministrin Bajram Rexhepin

Haradinaj përkujton ish-Kryeministrin Bajram Rexhepin

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ish-Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi në dy vjetorin e vdekjes.

Haradinaj ka shkruar se Bajram Rexhepi do të mbetet personalitet me virtyte në kujtesën shtetërore.

“Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesen shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Rexhepi iu përgjigj thirrjes së dyfishtë edhe asaj profesionale por edhe patriotike.

“Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare. Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”, ka shkruar Haradinaj. /GazetaExpress/