Haradinaj: Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri

Haradinaj: Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Qeveria ka ndërmarr hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në këtë fushë dhe do të punon në implementimin e këtyre hapave në praktikë.

Ndër të tjera, Haradinaj ka pranuar letër falënderimi nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tij në Javën e Gruas 2019.

“I nderuar të pranoj letër falënderimi nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen time në Javën e Gruas 2019. Ashtu siç e kam thënë edhe në fjalën time në këtë ngjarje, Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Ne kemi ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në këtë fushë dhe tash bashkë, do të punojmë në implementimin e këtyre hapave edhe në praktik. Falënderoj NDI për partneritet të vazhdueshëm ndër vite, në tema të rëndësishme për vendin”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj./Telegrafi/

TAGS