Haradinaj takohet me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

Haradinaj takohet me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit
Tash esht Koha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me një delegacion amerikan të Lutjeve të Mëngjesit që kryesohet nga ish kongresisti Randy Hutgren.

Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se me delegacionin amerikan u pajtua se vlerat e përbashkëta shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat e ardhshme.

Postimi i plotë:

Takim miqësor me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren, u pajtuam se vlerat tona e përbashkëta na shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat tona për të ardhmen. Të bekuar me miqësinë tonë të përhershme, qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS