I ftuar në emisionin Frontal në T7, nënkryetari i OVL-UÇKsë, Nasim Haradinaj ka thënë se është një ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij atë botë kur PDK kishte emrin Partia e Progresit Demokratik, në krye të saj ishte Bardhyl Mahmuti e pastaj me t’u ndërruar emri kishte ardhur Hashim Thaçi.
“Mbledhja e parë ishte në Dardani në shtëpinë e Bardhyl Mahmutit, në atë kohë sa ishte Parti e Progresit në krye të saj ishte Bardhyl Mahmuti, në kryesi ishim unë e Ramiz Lladrovci”, ka thënë Haradinaj në Frontal./GazetaExpress