Harry dhe Meghan hoqën dorë nga statusi mbretërorë, flet për herë të parë Mbretëresha, ja çfarë tha

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga statusi mbretërorë, flet për herë të parë Mbretëresha, ja çfarë tha

Disa ditë më parë, Princ Harry dhe Meghan njoftuan se kanë hequr dorë nga roli mbretëror për të jetuar financiarisht të pavarur në Amerikën e Veriut. Lajm ky i cili shkaktoi bujë të madhe.





Ditën e sotme u vendos të mbahet një takim në pallat ku te gjithë anëtarët e familjes mbrëtërore  të jenë të pranishëm.

Me anë të një komunikate për shtyp, Mbretëresha Elizabet thotë se “mbështet plotësisht” dëshirën e Harry dhe Meghan për “një jetë më të pavarur”, edhe pse shton se do të preferonte “që të vazhdonin të punonin me kohë të plotë për Familjen Mbretërore”.

“Kemi rënë dakord që të ketë një periudhë tranzicioni ku të kalojnë kohë në Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar. Këto janë çështje të ndërlikuar që duhet të zgjidhë familja ime dhe ka punë për të bërë, por kam kërkuar që vendimi përfundimtar të merret në ditët në vijim”, lexohet në komunikatën e publikuar nga Buckingham Palace.

Mbledhja e familja mbrëtore ka zgjatur më shumë se dy orë dhe të pranishëm kanë qenë dhe Harry, vëllai i tij Ëilliam dhe princi Charls.

TAGS