15 Nëntor 2018 / 20:58
Edhe eksperti i sigurisë Elmaz Hasanoviq, vlerëson se duhet kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Brendshme. Sipas tij është e palogjikshme që një person të largohet nga shteti pa pasaportë dhe për këtë të mos kërkohet përgjegjësi nga Ministria e Brendshme.
Unë nuk mund të them se cili ministër është fajtorë, por se ka lëshime në procedurë. MPB-ja duhet ti lokalizoj dhe në afat sa më të shpejtë të tregoj se ku janë lëshimet. Sepse t’ju ikë një person nga shteti pa pasaportë, është lëshim i shtetit, të mos flasim kur bëhet fjalë për person që të gjithë e njohin dhe që nuk mund të lëviz pa mos u vërejtur. Edhe në rast se nuk e vërejnë qytetarët, domosdo se do e kishin vërejtur shërbimet e sigurisë – tha Elmaz Hasanoviq, ekspert i sigurisë.
Alsat
Loading…