Midis Universitetit të Tuzllës, Bosnjë e Hercegovinë dhe Universitetit Shën Cirili dhe Metodi (UCIM) është nënshkruar marrëveshje që nënkupton jo vetëm bashkëpunim në fushën e mobilitetit të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve, por edhe punë në disa projekte të përbashkëta shkencoro-hulumtuese.
Për këtë na informoi rektorja e Universitetit të Tuzllës Nermina Haxhigrahiq e cila ka ardhur në Shkup me rastin e përvjetorit të themelimit të UCIM-it dhe shënimit të ditës së patronatit.
“Midis Universitetit të Tuzllës dhe Universitetit të Shkupit, kemi nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, dhe se shpresojmë se ka bashkëpunim do të zgjerohet në disa fusha, dhe se takime të këtilla të përbashkëta do të mbahen jo vetëm me këtë rast, por edhe më shumë”, thotë Haxhigrahiq.
Shtoi se ende nuk ka shkëmbim të studentëve midis të dyja shteteve, por se bashkëpunimi duhet të zgjerohet, sepse siç tha, Universitetit i Tuzllës ka 13 fakultete, ndërsa gjithashtu numër të madh të fakulteteve edhe edhe UCIM-i dhe mund të gjinden programe të përbashkëta me të cilat do të kryhej shkëmbimi i studentëve.
Theksoi se është këtu ta ndajë gëzimin me kolegët e saj dhe t’i dëshirojnë Universiteti të festojë edhe shumë vite.