Haxhihamza: Mirë se ju gjeta Suharekë 

Haxhihamza: Mirë se ju gjeta Suharekë 

Portieri Kenan Haxhihamza, është i lumtur që ka firmosur me klubin më të organizuar në vendin tonë, Ballkanin nga Theranda.

“Mirë se ju gjeta Suharekë. 

Angazhimin tim nga sot e tutje do ta vazhdoj këtu të FC Ballkani, zgjedhja ka qenë e lehtë duke parë interesimin e Presidentit Arsim Kabashit, drejtorit Avni Bytyqi, trajnerit Ismet Munishi dhe gjithe të tjereve që kishin deshirën të më shohin me këtë fanellë të cilën do ta bart me krenari. 

Për gjera të tjera do flasim në fushë”, shkruan Haxhihamza, ish portieri i Gjilanit.