Ish-deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar për vendimin e PZAP-së për rinumërim në gati 5 mijë vendvotime.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i PZAP-së është tallje me procesin zgjedhor në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Sipas Haxhiut, përmes kësaj po kërkohet ndalja e fitores së VV-së.
Postimi i plotë:
Me zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë, PZAP ka gjetur të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumërim. Institucion joserioz dhe duket i ndikuar fatkeqësisht.
Kot e kanë, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot, vullnetin e popullit nuk mund ta përmbysin ndonëse tentojnë ta vonojnë jetësimin e tij. /Lajmi.net/