Hazard: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Hazard: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Eden Hazard e ka komentuar barazimin ndaj Manchester United në Old Trafford.

Chelsea barazoi 1 me 1 ndaj Manchester United, ndërsa Eden Hazard ka thënë se ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Ylli belg ka thënë se skuadra londineze duhet të luajë në çdo vit në Ligën e Kampionëve, gjersa është i bindur se do të përfundojnë në top katërshe në këtë sezon.

“Chelsea duhet të luajë në çdo vit në Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Hazard, përcjell lajmi.net.

“Është njëri ndër klubet më të mëdha në botë, ashtu si edhe për mua, dua të luaj në Ligën e Kampionëve, dhe do ta bëjë këtë.”, ka shtuar më tej belgu. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS