Hazard flet pas shkëlqimit ndaj Huddesfield: Ishte paraqitje e madhe, besoj që Sarri tani është i lumtur

Chelsea ka marrë një fitore të thellë 5-0 ndaj skuadrës së fundit në renditje, Huddersfield.

Londinezët erdhën në këtë takim pas disa rezultateve negative dhe trajneri Sarri rrezikonte edhe shkarkimin.

Në këtë fitore të thellë, lojtari më i mirë gjatë 90 minutave ishte belgu Eden Hazard që realizoi dy gola.

“Luajtëm shumë mirë, ishte një nga ndeshjet më të mira të sezonit dhe shënuam pesë gola të shkëlqyer”.

“Tifozët nuk ishin të lumtur të mërkurën, por tani ata janë pas kësaj fitore, kështu që edhe ne jemi të lumtur me fitoren. Ishte paraqitje e madhe”, tha Hazard.

Tutje belgu tha se trajnerit Maurizio Sarri i pëlqen që lojtarët e tij të luajnë në këtë mënyrë.

Eden Hazard duke festuar me bashkëlojtarët golin e dytë të Chelseat (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Sarri duhet të jetë i lumtur, sepse kërkonte një reagim dhe ne ia dhamë atë. Ai e pëlqen këtë lojë dhe ishte bukur të fitonim në këtë mënyrë para tifozëve tanë”, tha Hazard.

Krejt në fund belgu foli edhe për transferimin e Gonzalo Higuainit që gjithashtu shënoi dy gola.

“Higuain është një lojtar i ri, por ai e di mirë se çfarë kërkon trajner. Ai është një sulmues i madh që mund të shënojë shumë gola”, përfundoi Hazard. /Telegrafi/

TAGS