Hendboll – nesër shorti për edicionin 2020/2021

Hendboll – nesër shorti për edicionin 2020/2021

Të premten (nesër) do të tërhiqet shorti për edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës në hendboll.

Shorti do të tërhiqet për Superligën e hendbollistëve dhe për Superligën e hendbollisteve.

Shorti tërhiqet prej orës 12:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe transmetohet në faqen zyrtare të FHK-së në “facebook”.

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që edicioni i ri i garave të fillojë më 10 tetor.

Skuadrat janë duke pritur lejen e Qeverisë për të filluar me stërvitje në palestra.