Henderson tregon se çfarë do të bëjë Anglia pas tre golave të pësuara nga Kosova

Henderson tregon se çfarë do të bëjë Anglia pas tre golave të pësuara nga Kosova
11:39 | 12 Shtator 2019

Tre golat e pësuara nga Kosova kanë lënë gjurmë të mëdha te skuadra e Anglisë.

Jordan Henderson ka thënë se Anglia do të analizojë tre golat e pësuar nga Kosova në fitoren 5:3 në ballafaqimin e tyre në eliminatoret e Euro 2020.

Mesfushori ka theksuar se skuadra ka nevojë që në qetësi të analizojë duelin e fundit me Kosovën.

“Duhet të presim deri në grumbullimin e ardhshëm dhe ta analizojmë saktë”, deklaroi Henderson, raporton “The Guardian”.

“Ka shumë emocione pas ndeshjes, andaj mendoj se duhet të presim grumbullimin e ardhshëm. Kjo do të jetë e rëndësishme sepse ne duhet të marrim mësim”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

“Është shumë e nevojshme të analizojmë. Ju do të pësoni gola por mendoj se reaguam fillimisht mirë në pjesën e parë. Por, ishim të ngathtë në të dytën dhe duhet t’i analizojmë ata gola”, theksoi Henderson. /Lajmi.net/

TAGS