Henry zgjedh pesë më të mirët e të gjitha kohërave, befason me një emër

Henry zgjedh pesë më të mirët e të gjitha kohërave, befason me një emër
11:55 | 9 Nentor 2019

Legjendari Thierry Henry, ka zgjedhur pesë lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Henry ka pasur një kohë te mirë te Arsenal gjatë karrierës së tij, ku ka fituar edhe tituj të Premierligës.

Në mesin e legjendave të futbollit, Henry ka zgjedhur një gjeneratë të vjetër të futbollistëve.

“Unë do të zgjedh vetëm legjendat sepse është shumë e vështirë të krijosh një ekip me lojtarët që kanë luajtur gjatë gjithë karrierës sime”, deklaroi Henry, përcjell lajmi.net.

“Diego Maradona, Pele, Johann Cruyff, Franz Beckenbauer dhe Michael Laudrup”.

I pytur pse Laudrup ishte në listën e tij, Henry u përgjigj se legjenda daneze është një nga lojtarët më të nënvlerësuar dhe se sipas francezit, ai mbetet dhjetëshi kryesor i të gjitha kohërave./Lajmi.net/

TAGS