Heroinë, kokanë dhe armë! Goditet banda kriminale e shqiptarëve në Itali

Heroinë, kokanë dhe armë! Goditet banda kriminale e shqiptarëve në Itali

Policia italiane në Milano ka shkatërruar këtë të premte një bandë të mirëorganizuar kriminale e cila shiste lëndë narkotike të llojit të fortë si dhe kryente trafik armësh.

Në pranga kanë rënë 8 persona, 7 prej të cilëve shqiptar dhe një italian. Mediat vendase raportojnë se banda e sillte kokainën dhe heroinën nga Holanda dhe më pas e shpërndante në një sërë provincash të Italisë, duke filluar nga Milano, Como, Monza Brianza, Barese dhe Rimini.

Goditja e bandës në fjalë bën pjesë në një hetim të nisur që nga shtatori i vitit të kaluar, ku falë përgjimeve ambientale u arrestuan 23 persona, ndër të cilët 22 ishin po ashtu shqiptarë. Këta të fundit akuzoheshin së bashku me një grua rumune, se kishin kryer prostitucion në Itali duke sjellë më shumë se 25 gra me kombësi shqiptare dhe nga Evropa Lindore./Express