Imami nga Shkupi me punë në Ancona të Italisë, Abdulbesir Neziri ka falenderuar profesorin e njohur, Hetem Ramadanin për punën e tij të palodhshme vullnetare që bënë për ti ndihmuar popullit shqiptar përmes mjekësisë alternative, sidomos pacientët e sëmurë nga kanceret e ndryshme dhe diabeti. Në takimin që u mbajt më 12 gushtë në Tiranë, imami Neziri u prit me nderimet më të mëdha nga profesori, Ramadani. Ndërkoh, imami nga Shkupi i bëri edhe ftesë publike profesorit Ramadani që t’a vizitoj Maqedoninë e Veriut. Në këtë takim mes tjerash dy bashkëbiseduesit u dakorduan që pas disa muajsh profesori, Hetem Ramadani të vij në Shkup në një organizim special që të flet për risit e mjekësisë alternative dhe eksperiencat e tij për ata pacientë të cilët i kishte shpallur të “vdekur” mjekësia moderne, ndërsa sot janë gjallë dhe shëndosh falë rregjimit ushqimor, dietës dhe meditimit. Ndryshe, profesori Hetem Ramadani, ka qenë ndër të parët që ka kritikuar mjekët-onkolog për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga kanceri përmes kemoterapisë dhe rrezatimit. Sipas Ramadanit, trajtimi me kemoterapi sipas protokoleve onkologjike, shkakton vetëm vdekjen e pacientit dhe jo shërrim. Ndryshe, Prof. Hetem Ramadani u diplomua në kimi dhe pastaj në Zagreb, Kroaci vazhdoi studimet për toksikologji-patologji,rrezatim dhe ndotje akustike. Para shumë vitesh filloi punën e tij vullnetare si promotor i mjekësisë alterantive dhe pedagog . Profesori i nderuar Hetem Ramadani bën pjesë në brezin e parë të shkencetarëve shqiptarë, të cilët themeluan dhe ngritën mendim kritik ndaj mjekësisë moderne që trajton sëmundjet kancerogjene te pacientët me kemoterapi dhe rrezatim. Gjatë karrierës së tij të gjatë, të pervijuar nga shkenca dhe humanizmi, Profesori i nderuar HETEM RAMADANI mban detyra te rëndësishme dhe njihet si themelues i mjekësisë alternative antikancer. Ai me vite thelloi studimet e tij në mjekësi dhe filloi të merret me efektet e miditimit dhe ushqimit të shëndetshëm. Më tepër ka shkruar edhe libra për shëndetin. Në të paraqiten shumë raste të tjera me probleme të rrënda shëndetsore , të cilave prof.Ramadani thotë se u ka dhënë zgjidhje. Regjimi i jetës së tij thotë se bazohet tek ushqimet, aktiviteti fizik dhe meditimi. Sipas tij, natyra e ka pajisur trupin e njeriut me një megafarmaci, të cilën mund ta aktivizojmë. Ai ishte autor i librave dhe gjithashtu i dhjetra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit. Kontribut ky që vazhdon sot e kësaj dite.
Data 19.04.2024
Aktuale
- Le të kontribuojmë për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion
- Pasi i shpëtoi tmerrit në Dubai – Adelina lajmërohet sërish, nuk përmbahet në këtë veshje
- Nagelsmann e rinovon kontratën me Gjermaninë
- Taravari: Do të kujdesëm që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”
- Vazhdon fushata zgjedhore – Prof. Dr. Sylejman Baki në takim me banorët e Velesit
- Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave
- Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë
- Për shkak të mbajtjes së tubimeve parazgjedhore të shtunën dhe të dielën regjim i ndryshuar i komunikacionit në Shkup