Hetime për një funksionar të BDI-së, dërgoi para në Amerikë për vrasjen e El Chekës!
Sheqerim Ahmedi i njohur si El Cheka ka denoncuar te organet e drejtësisë amerikane përgatitjen e një atentati ndaj tij, thonë burime të Gazetës Lajm. Sipas këtij burimi, porositës i atentatit është një funksionar i lartë i BDI-së, i cili muajin e kaluar ka qëndruar 2-3 ditë në Çikago, ku edhe jeton El Cheka.
“Informacionet ende të pavërtetuara zyrtarisht, thonë se El Cheka dyshon që funksionari në fjalë i BDI-së u ka dhënë, ose u ka premtuar para disa shqiptarëve që jetojnë në SHBA, e që kanë bashkëpunuar më herët me UDB-në jugosllave, e tani me shërbimin sekret serb dhe maqedonas, për të kryer atentat ndaj El Chekës. Lexone postimin e tij të fundit në Facebook dhe do ta kuptoni se për çka bëhet fjalë. Mendoj se ky funksionar është shumë i afërt me Ali Ahmetin”, ka thënë burimi i Gazetës Lajm duke dëshiruar të mbetet anonim.
Kurse në postimin e tij të fundit, respektivisht reagimin ndaj kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, El Cheka përmend në mënyrë mjaft direkte këtë çështje.
“Ata Izetat që i dërgoni për me sjell para për likujdimin tim mbaji pak më afër që tju gjejm të gjithve bashk mos të na lodhni duke u kërkuar, duke derdh gjak shqiptarësh mbajte pushtetin, por ai gjak do të mbys o Antiç, shihemi së shpejti!”, ka shkruar El Cheka, duke mos dhënë asnjë shenjë se frikohet nga kërcënimet. Gazeta Lajm nuk e ka të qartë nëse fjalën “Izetat” El Cheka e ka shkruar qëllimisht me shkronjë të madhe, ose gabimisht!
Për momentin nuk kemi arritur të sigurojmë qëndrim zyrtar lidhur me këtë informacion as nga ambasada amerikane, e as nga BDI./Lajmpress/