Hetuesi Mearns mbron kërkimet fillestare të kërkim-shpëtimit për sulmuesin Sala

David Mearns, i cili udhëhoqi kërkimin privat që gjeti rrënojat e aeroplanit që barti Emiliano Sala dhe pilotin David Ibottson, ka mbrojtur kërkimin fillestar që nuk arriti të gjejë asnjë përgjigje.

Gjatë ditës së djeshme, Mearns së bashku me ekipin e tij ka lajmëruar se janë gjetur mbetjet e aeroplanit të rrëzuar në Kanalin e Anglisë, së bashku me sulmuesin Sala dhe pilotin Ibottson.

Megjithatë, hetuesi i cili gjeti rrënojat e aeroplanit dhe lajmëroi se shihet edhe një trup nën rrënoja ka thënë se nuk duhet të kritikohen edhe ekipet e para të kërkim-shpëtimit.

Lexo po ashtu:

“Nuk duhet të ketë ndonjë kritikë kundër përpjekjeve fillestare të kërkim-shpëtimit, kjo është shumë ndryshe nga ajo që ne bëjmë”, ka thënë fillimisht Mearns.

Mearns, hetuesi që gjeti mbetjet e aeroplanit që po udhëtonte Sala

“Ata bëjnë kërkim-shpëtim për të mbijetuarit, ndërsa tani po kërkojnë objekte që lundrojnë në ujë”.

“Ne po kërkojmë për kërkim dhe rimëkëmbje, për një avion që është rrëzuar, që është në shtratin e detit, që nuk lëviz”.

Lexo po ashtu:

“Janë dy gjëra të ndryshme, ne kemi informacionin e njëjtë, por ata kanë të bëjnë me një ambient të ndryshueshëm dhe dinamik, ndërsa ne kemi të bëjmë me një ambient statik dhe për këtë arsye mund ta gjejmë kaq shpejt”.

“E di për faktin se përpjekja për kërkim-shpëtim që u zhvillua këtu ishte një nga më të mëdhatë që ishte kryer ndonjëherë në vitet e fundit, sa i përket numrit të anijeve, numrit të avionëve që ishin atje duke kërkuar”, përfundoi hetuesi. /Telegrafi/

Lexo po ashtu:

TAGS