Heung-min Son: Isha afër të largohesha nga Tottenhami

Heung-min Son e ka zbuluar se para një kohe e ka konsideruar largimin nga Tottenhami pas sezonit të tij të parë në Angli, por është i kënaqur që ka qëndruar.  

Në verën e vitit 2016, jug-koreani e gjeti duke i peshuar opsionet e tij.

Në vitin e parë ai kishte shënuar tetë gola, pasi vinte nga Gjermania ku kishte shkëlqyer me Hamburgun dhe Bayer Leverkusenin.

Son Heung-min . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Mauricio Pochettino ishte ai që foli me të dhe i tregoi lojtari që ka besim.

Lexo po ashtu:

“Isha afër të largohesha. Unë shkova në zyrën e trajnerit dhe i thashë se nuk ndihesha rehat dhe dëshiroja të largohem për në Gjermani”.

“Ai më dha besim dhe i jam aq mirënjohës”.

Son Heung-Min e Mauricio Pochettino . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Ai bëri që ëndrra ime të realizohej. Unë i jam më shumë se mirënjohës [atij] – është e vështirë të thuhet. Kam punuar katër vjet fantastike. Është thjesht mahnitëse”, deklaroi Son.

Son është njëri nga lojtarët kryesor të Tottenhamit tani. /Telegrafi/

TAGS