Higjiena e dobët, shkaktari numër një i infektimit me E. Coli

Higjiena e dobët, shkaktari numër një i infektimit me E. Coli

Njerëzit, të cilët nuk i pastrojnë duart pasi kanë përdorur tualetin, janë të rrezikuar nga infektimi me bakterin E. coli, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ekspertët kanë analizuar mijëra mostra të gjakut, fecesit dhe ushqimeve dhe kanë gjetur se përhapja më e madhe e bakterit E. coli bëhet përmes fecesit, përkatësisht nga higjiena e dobët dhe mos pastrimi i duarve pas përdorimit të tualetit.  

Bakteri  E.coli është një nga shakatarët kryesorë të infeksionit të gjakut. Disa lloje të këtij bakteri janë të padëmshme, kurse disa të tjera janë shumë të rrezikshme, dhe rezistentë ndaj antibiotikëve.

“Infeksioni i rrezikshëm nga bakteri E. coli vjen nga konsumimi i mishit të pulës apo ushqimeve të tjera siç zakonisht mendohet, por ky infeksion përcillet dorë më dorë përmes njerëzve që nuk i pastrojnë duart në mënyrën e duhur”, tha David Livermore, autor i studimit.

Ky lloj bakteri zakonisht shkakton infeksione të traktit urinar, infeksione të gjakut dhe infeksione të sistemit të tretjes.

Sipas ekspertëve, shmangia e infeksionit nga ky lloj bakteri, bëhet vetëm duke përmirësuar higjienën e duarve, sidomos pasi keni përdorur tualetin./Express

TAGS