24 Shtator 2018 / 12:44
NP “Higjiena Komunale” Shkup nga data 1 Tetor do të bëjë grumbullimin dhe transportin mbetjeve komunale në pjesën urbane të komunës së Sarajit, dhe atë në vendbanimet Saraj, Lubin, Kondovë, Krushopek, Gërçec, Shishovë, Gllumovë, Matkë e Poshtme , Arnaki dhe Rahshçe, si dhe në QSR “Matkë”.
“Vendimin për të zgjeruar territorin e punës sonë, e sollëm me një qëllim të vetëm – për të rritur pastërtinë dhe higjienën në pjesë sa më të madhe në territorin e qytetit të Shkupit. Angazhimi ynë kryesor si Ndërmarrje Publike mbetet që përmes aktiviteteve tona, çdo ditë të kontribuojmë për qytetarët e Shkupit, të jetojnë në mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm jetësor”- deklaroi drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani.