Alsat 2019-06-12T19:32:57+02:00
Përveç aktiviteteve të ndryshme që u shënuan sot për nder të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, pasdite është mbajtur edhe Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë “20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”.
Në pamundësi për të qenë sot në Kosovë, ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton një ndër miket e Kosovës, ka dërguar një video-mesazh drejtuar pjesëmarrësve për qytetarët e Kosovës. Clinton tha se SHBA-të e kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë t’i mbështesin kauzat e Kosovës.
“Shënimi i sotëm është për një përparim, për një paqe, për një të ardhme të ndritshme që qytetarët e Kosovës e meritojnë. Pavarësia, e drejta, zgjedhjet drejta dhe kredibile, përforcimi i drejtësisë dhe rritja ekonomike kanë shënuar ndryshime. Aleanca e NATO-s, mbetet esenciale për mbrojtjen e lirive të cilat janë fituar. Derisa merrni kohë për t’i kujtuar të dashurit tuaj, dhe pajtimit e drejtësisë, duke punuar drejt integrimit evropian, mbani në mend se ju keni shumë miq amerikan dhe po i mbështesin fuqishëm kauzat e juaja”, thuhet në video mesazhin e bashkëshortes së ish-presidentit Clinton.
Edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ishte në mesin e zërave më të fuqishëm për ndërhyrjen e Aleancës Veri-atlantike në Kosovë, në saje të vendosmërisë së tij dhe aleatëve të tjerë u ndal spastrimi etnik edhe lufta në Kosovë përfundoi. Në pamundësi për të vizituar Kosovën, nëpërmjet një video-mesazhi, Blair thotë se e dinin sa e vështirë ishte rruga drejt progresit dhe paqes. Ai theksoi se ishin në anën e popullin e Kosovës para 20 vjetësh dhe do të vazhdojnë të jenë prapë.
“Kishim besimin se qytetarët e Kosovës dhe në mbarë rajonin, kishin kreativitetin dhe mençurinë për t’i adresuar shumë sfida që i kishin përpara. Në 20 vjetët e fundit ne kemi dëshmuar, se gjeneratat e reja të Kosovës që e kanë paqenë dhe të ardhmen në duart e tyre për ndërtim të kombit. Unë përgëzoj qytetarët e Kosovës për këto përpjekje dhe gjithashtu dhe kemi parë ndryshime thelbësore në Serbi dhe në mbarë rajonin. Natyrisht, ne pranojmë dhe e dimë se ka shumë sfida të konsiderueshme, të cilat mbeten para jush. Krijimi i një paqeje të qëndrueshme merr kohë, punë të zellshme dhe kurajë. Mirëpo, unë besoj se vullneti dhe lidershipi janë prezentë. Progresi do të kërkoj vendime të vështira, mirëpo ju e keni bërë këtë edhe në të kaluarën. Prandaj, unë mendoj se këtë mund ta bëni përsëri. Përcaktimi ynë është për pasur një paqe të qëndrueshme. Personalisht, unë zotohem edhe një herë që do të bëjë çfarë do që mundem për të arritur tek ajo paqe e qëndrueshme dhe për të kërkuar një vend për të gjitha shtetet e Ballkanit në zemër të Evropës. Për popullin e Kosovës them, ne kemi qenë në anën e juaj para 20-vjetësh dhe ne jemi prapë në anën e juaj ende. Ju keni përjetuar shumë, keni vuajtur shumë, mirëpo ju duhet të ndërtoni të ardhme për popullin tuaj, të një shteti sovran, të pavarur dhe në familjen e kombeve të Evropës. Kështu qe ne qëndrojmë pran jush”, thuhet në video mesazhin e Blair.
Loading…