Historia e bakllavës

Historia e bakllavës

Në fakt, bakllava historikisht konsiderohej një ushqim për të pasurin deri në mesin e shekullit të 19-të.

Detarët grekë dhe tregtarët që udhëtonin në lindje në Mesopotami pasi zbuluan shijen e bakllavës ata sollën recetën në Athinë.

Prej shekullit të 18-të, nuk kishte asgjë për të shtuar në shijen dhe cilësinë e përsosur të saj.

Megjithatë, disa modifikime  në formësimin dhe në paraqitjen e bakllave në një tabaka për pjekje tradicionalisht u shtrua dhe u pre në sheshe apo trekëndësha, iu dha një “prekje franceze” në fund të shekullit të 18-të, transmeton Indeksonline.

Atëherë kur Perandoria filloi të hapte veten ndaj ndikimeve kulturore-perëndimore, drejtuesi i përgjithshëm i Kuzhinës Imperial nuk humbi mundësinë që të punësojë Guillaume, një ish kuzhinier i pastave të Marie Antoinette, i cili në mërgim në pallatin turk pasi mësoi se si të piqte bakllava-në, krijoi teknikën e “kupolës” të prerjes dhe të palosjes së bakllavës, të cilat më pas u quajtën “Baklava Francaise” sipas kombësisë së krijuesit të saj.

Historia e bakllavës zbulon se ajo erdhi nga Lindja e Largët ,edhe kështu, vende të ndryshme ofrojnë variacione të shijshme.

TAGS