Historia e Nënë Terezës nëpërmjet fotove

Nga Ballkani në Kalkutë: rrugëtimi drejt shenjtërimit

42-24151774bn_preview.900x6001910 -Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, që më pas do të thërritej Nënë Tereza, lindi me 26 gusht në Shkup të Maqedonisë së sotme (atëherë ishte perandori e osmanëve), nga prindër shqiptarë.h_00016414.900x600 (1)

1928  -U pranua nga Motrat e Loretos. Shkon në Irlandë dhe më pas në Indi (ku do të qëndrojë për të gjithë jetën), me emrin e ri Maria Tereza e Fëmijës Jezus. Nënë Tereza është e para, nga lart.h_3.00386951.900x600 (1)

1937– Në moshën  27 vjeçe,  bën betimin e fundit. Mëson në Kolegjin e Shën Mërisë, “Entally”, të Kalkutës, në Indi, ku do të jetë edhe drejtuese. Në foto shihet murgesha me disa vajza kur ajo ishte në Londër në vitin 1974.teresa.900x600 (1)

1946-Në tren për Darjeeling të Indisë, Nënë Tereza dëgjoi thirrjen brenda vetes ku thotë : “Nga tani e tutje do tu dedikohem më të varfërve e të varfërve”. Dy vjet më vonë, me lejen e Romës, ajo u largua nga manastiri me rrobat e Loretos. Studioi infermieri në Paran, në spitalin e murgeshave. U kthye dhe hapi një shkollë të vogël dhe fillon rrugën apostolike. Në vitin 1950, themelon në Kalkutë Kongregacionin e Misionareve të Bamirësisë.top-f-897674-0000_preview-2.900x600 (1)

1960– Udhëtimi i parë i Nënë Terezës jashtë Indisë pas 32 vjetësh. Shkon në SHBA për një kongres dhe më pas në Romë, ku takon vëllain Lazar. Në foto, Nënë Tereza është 55 vjeçe në rrugët e Anglisë me sarin e saj të pandashëm, një veshje indiane që nga 1948 murgesha me origjinë shqiptare nuk e braktisi kurrë më. rtx2nrba.900x600 (1)1965-Kongregacioni bëhet një e drejtë apostolike: nga ky moment misionaret e bamirësisë mund të hapin shtëpi edhe jashtë Indisë. Instituti i parë është themeluar në Cocorote të Venezuelës. Ato do të bëheshin më pas 443 në 95 kombe.20151210081121205646.900x600 (1)

1979 –Më 11 dhjetor, Nënë Tereza merr në Oslo çmimin  “Nobël”,  për paqen.rtx2nrbc.900x600 (1)

1990- Pas një sulmi në zemër, murgesha i paraqiti Papës dorëheqjen si Superiore e Përgjithshme e kongregacionit.rtr4ixn_preview.900x600 (1)

1991-Mbërrin në Shqipëri, tokën e saj. Në këtë periudhë Nënë Tereza hapi 3 shtëpi. Për pashkët, inaguron Katedralen e Tiranës, që në diktaturën e Enver Hoxhës, ishte kthyer në një kinema. Në foto korrik 1997, Nënë Tereza dhe Princesha Lady Diana që dalin nga shtëpia e misionareve të bamirësisë së Bronx , në Nju Jork .

olycom03-00025788h_preview.900x600 (1)1996 –Shëndeti i saj përkeqësohet dhe shtrohet në një spital për ndërhyrje në koronare. Në fillim refuzon duke thënë :-“Nuk dua kura që të varfrit e mi, nuk mund t’i kenë”. Por spitali e operon falas. Pas ndërhyrjes, Nënë Tereza dha dorëheqjen nga drejtuesja e përgjithshme e Misionarëve të Bamirësisë. Tereza e Kalkutës, përveç përkushtimit ndaj të varfërve, ishte edhe një ambasadore e palodhshme, duke takuar personalitete të politikës në mbarë botën. Në këtë foto të 1979, ndodhet në Romë me presidentin Sandro Pertini.

51043299_preview.900x600 (1)1997 –Nënë Tereza vdes më 5 shtator. Në Indi  u bë funeral shtetëror, ku morën pjesë personalitete nga e gjithë bota.

contrasto_h_00212050_preview.900x600 (1)2003 – Më 19 tetor, në ditën “Misionaria Botërore”, Nënë Tereza u lumturua nga Papa Gjon Pali II në Sheshin e Shën Pjetrit, në Romë. Procesi i bekimit ishte hapur katër vjet më parë, në vitin 1999, vetëm dy vjet pas vdekjes së saj. Rast rekord që nuk ndodh rrallë në Kishë.

rtx2nykr.900x600 (1)2016 –Më 4 shtator, papa Françesku e shpall  shenjtore Nënë Terezën.

 

TAGS