Historia e zgjedhjes së numrit 21 nga Ibra te Milan

Historia e zgjedhjes së numrit 21 nga Ibra te Milan
9:54 | 3 Janar 2020

Zlatan Ibrahimovic padyshim do të jetë transferimi më i bujshëm i afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi suedez si transferim falas i është bashkuar Milanit në Serie A.

Ibrahimovic ka qenë edhe në të kaluarën lojtar i Milanit, madje ka fituar edhe një titull të kampionit.

38 vjeçari në rikthimin e dytë, do të mbaj veshur fanellën me numër 21.

“Këtë numër e ka zgjedhur djali im i madh”, ka deklaruar Ibra për numrin e zgjedhur në fanellë, përcjell lajmi.net.

“Unë i tregova numrat që ishin në dispozicion dhe ai zgjodhi 21”./Lajmi.net/

TAGS