Historia pas videos virale në TikTok ku instruktorja e hedh foshnjën në pishinë

Historia pas videos virale në TikTok ku instruktorja e hedh foshnjën në pishinë

Krysta Meyer është një nënë 27-vjeçare e dy djemve në Colorado Springs që filloi një llogari të TikTok në shkurt.

Para disa ditësh, videot e saj tërhoqën mijëra shikime secila.

Por në vetëm tre ditë, një nga videot e saj ku shfaqet djali i saj më i ri, Oliver 8-muajsh, ka shkuar tepër virale, duke u parë më shumë se 51 milionë herë në TikTok dhe 20 milionë herë të tjera në Twitter.

Video tregon sesi fëmija hidhet në një pishinë nga një instruktore noti.

“Oliver më mahnit çdo javë”! ajo e përshkroi atë.

“Unë nuk mund të besoj se ai ka gati 2 muaj dhe po arrin kaq shpejt.

Ai është një peshk i vogël”.

@mom.of.2.boyss

Since tiktok wanted to remove this for violating guidelines. 😒 please do your research before reporting or removing

♬ original sound – mom.of.2.boyss

Më shumë se 100,000 njerëz komentuan në TikTok, me disa duke bërë shaka dhe të tjerët duke shprehur shqetësim për Oliverin e ri.

Videoja gjithashtu u bë një meme edhe në Twitter.

Meyer, e cila filmoi videon të shtunën në shkollën e notit Little Fins Swim, i tha BuzzFeed News se ajo e di se klipi është i diskutueshëm dhe tronditës për shumë njerëz.

“Shumë njerëz po shohin një fëmijë duke u hedhur në ujë dhe duke menduar se kjo nuk është mirë”, tha ajo.

“Unë kam marrë kërcë.nime me vde.kje.

Kam pasur njerëz që të më thonë që jam lloji më i keq i nënës, që po rrezikoj fëmijët e mi, se po i traumatizoj ata”.

Por Meyer dëshiron që njerëzit ta dinë se kjo nuk është një klasë mesatare e notit, por është ajo që quhet një klasë mbijetese e foshnjave.

“E gjithë premisa pas asaj që ne bëjmë është siguria”, tha bashkë-pronari i shkollës së notit Little Fins, Lauri Armstrong.

“Ne u mësojmë fëmijëve 8 muajsh të vlerësojnë situatën e tyre dhe të gjejnë një strategji daljeje [në ujë]. E di se duket e çmendur kjo”, tha ajo.

Armstrong ka pasur shkollën e saj të notit për më shumë se shtatë vjet dhe trajnon instruktorët e saj për muaj të tërë për të dhënë mësim në këtë klasë të specializuar të krijuar për fëmijë.

Qëllimi nuk është të mësojmë foshnjat si të notojnë, por të mësojnë se si të rikuperohen dhe të rrokullisen nëse bien në ujë, dhe të notojnë në shpinë.

Armstrong, pronari i Little Fins, insistoi që instruktorët e saj janë shumë të trajnuar dhe punojnë me secilën foshnje me ritmin e tyre dhe në një mjedis të sigurt, të kontrolluar.

“Kur fëmijët bien në tru.pa me ujë, shpesh nuk është e bukur.

Shpesh është shumë çorientuese”, shtoi ajo.

“Ata duhet të mësojnë të dalin vet”. /Telegrafi/

@mom.of.2.boyss

Jayce started swim class when he was 1. He loves the water. Now that he is 3 years old he has more of a say and this boy says more swimming please.

♬ original sound – mom.of.2.boyss

TAGS