Hitzfeld: Dortmund janë në momentin e tyre para ndeshjes me Bayern

Hitzfeld: Dortmund janë në momentin e tyre para ndeshjes me Bayern

Kjo fundjavë në Bundesliga do të jetë shumë interesante pasi do të sjellë ‘Der Klassiker’ mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Trajneri në pension, Ottmar Hitzfield, ka dhënë komentet e tij para super ndeshjes, duke thënë se liderët e Bundesligës janë në momentin më të mirë.

Sipas tij, lojtarët e Lucien Favre kanë momentin krucial para ndeshjes spektakolare që do të luhet në vikend.

“Momenti i takon Dortmundit, sepse ata sapo kanë bërë një arritje të madhe në ndeshjen e fundit” ka thënë Hitzfield për ‘Omnisport’ transmeton lajmi.net.

“Në minutat e fundit ata shënuan dy gola. Kjo, sigurisht se jep motivim shtesë dhe sjellë një disponim special” ka thënë tutje trajneri.

Ottmar Hitzfield është bazuar edhe në rezultatin e Bayern Munich, të cilët u ndalën me sukses nga skuadra e Freiburg. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS