Homazhe për Dëshmoren e Atdheut, Zarife Hasanaj (Foto)

Homazhe për Dëshmoren e Atdheut, Zarife Hasanaj (Foto)

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po zhvillohen homazhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit, dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë misionit në Letoni.

Familjarë, të afërm e miq, kolegë dhe personalitete të larta shtetërore po nderojnë për herë të fundit nëntetaren Hasanaj. Përpara trupit të Dëshmores së Atdheut u përkul i pari babai i saj si dhe familjarë të tjerë.

Në orën 12:00 do të mbahet ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit” ku edhe do të prehet nëntetarja Hasanaj.

Dita e premte me vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të Hasanajt. /ATSH/Telegrafi/

TAGS