Homazhet për nëntetaren Hasanaj, Rama: Ta kujtojmë gjithmonë

Homazhet për nëntetaren Hasanaj, Rama: Ta kujtojmë gjithmonë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve për nder të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave të Armatosur në Letoni.

Shefi i qeverisë shqiptare shprehu ngushëllimet e thella për të ndjerën, duke thënë se ne duhet ta kujtojmë atë për përpikmërinë që e karakterizonte.

“Kur pyeta se kush ishte Zarife Hasanaj, më thanë se ajo ishte e përpiktë në detyrë. Përgjigjej me përpikëri, reagonte me përpikëri dhe kërkonte gjithnjë përpikërinë. Kjo është e para vajzë në historinë tonë të Forcave te Armatosura që ndahet nga jeta në krye të detyrës. Hasanaj sakrifikoi jetën në mbrojte të atdheut. S’na mbet gjë tjetër, përveç se t’i japim lamtumirën dhe ta kujtojmë gjithmonë”, tha Rama /Telegrafi/

TAGS