HondaJet Elite, aeroplani më i shpejtë në botë – brenda të cilit ka luks të pafund (Foto/Video)

11 minuta më parë / E përditësuar

0Shares

Aeroplani më i shpejtë në botë privat me vetëm gjashtë ulëse nga HondaJet Elite që kushton 5.3 milionë dollarë, ka filluar t’iu shpërndahet klientëve nëpër botë, kurse hundën e punuar inxhinierët thonë se e kanë dizajnuar duke u bazuar në taket e larta të këpucëve.

Brenda kabinës katër metra të gjatë gjendet kuzhina me të gjitha pajisjet, karriget e lëkurës, tavolina për takime si dhe ka një tualet me hapësirë të mjaftueshme. Pasagjerët gjithashtu mund të informohen me më të rejat, duke përdorur teknologjinë Wi-Fi të internetit, transmeton Telegrafi.

E në kabinën e pilotit janë më shumë se dy karrige si dhe pajisjet me moderne të instaluara në instrument tabelë. Për të ndezur motorët e aeroplanit, mjafton të shtypni vetëm një buton, ndërsa të gjitha veglat tjera kontrollohen nga ekrani i ndjeshëm në prekje.

Me vetëm një rezervuar të mbushur, HondaJet Elite mund të fluturojë mbi 2,660 kilometra, kurse shpejtësia maksimale e kësaj fluturake është 782 kilometra në orë dhe ka kapacitete që këtë shpejtësi ta zhvillojë në 13 mijë metra lartësi, që do të thotë se është më i shpejtë se çfarëdo aeroplani tjetër privat që ka madhësinë e njëjtë të trupit.

Kotaro Chiba, që është klienti i parë në Japoni që ka pranuar dërgesën nga HondaJet Elite, ka deklaruar se fuqia e madhe motorike, qetësia brenda kabinës, siguria dhe komoditeti, e bëjnë këtë aeroplan të veçantë. /Telegrafi/

TAGS